Ende nuk ka vendim për heqjen e taksës, as unifikim për zëvendësimin me reciprocitet

Opozita po vazhdon t’i kërkojë kryeministrit Albin Kurtit që të mos e heqë atë pa njohjen nga ana e Serbisë, derisa kryeministri po këmbëngul në vendimin e tij në zëvendësimin sa më të shpejtë të taksës me reciprocitet.

Ende nuk ka ndonjë vendim për heqjen e taksës, ndonëse qeveria “Kurti” ka këmbëngulur që atë së shpejti do ta zëvendësojë me reciprocitet. Idenë e Qeverisë nuk po e përkrah edhe më tej bashkësia ndërkombëtare, e cila po kërkon që taksa të hiqet pa kushte. Heqjen e taksës po e kundërshton fuqishëm opozita në vend, e cila ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti të mos e heqë atë pa njohjen e Kosovës nga Serbia, shkruan Zëri.

Paralajmërimi i zëvendësimit të taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe me parimin e reciprocitetit nga Qeveria ka shkaktuar pakënaqësi të shumta tek radhët e opozitës në vend. Opozita po vazhdon t’i kërkojë kryeministrit Albin Kurtit që të mos e heqë atë pa njohjen nga ana e Serbisë, derisa kryeministri po këmbëngul në vendimin e tij në zëvendësimin sa më të shpejtë të taksës me reciprocitet.