Në emër të partisë, Dimal Basha zgjohet herët me statuse për protestën e gazetarëve

Deputetit të VV-së, Dimal Basha, është zgjuar herët sot.

Ai në orën 6 të mëngjësit ka shkruar në Facebook për protestën e sotme të gazetarëve në mbrojtje të Klan Kosovës.

Basha ka shprehur se dëshiron ta dijë se “kush është duke i sponsorizuar pankartat që do t’i mbajnë gazetarët”.

Ai ka bërë edhe një postim tjetër para gjysmë ore, ku përmend edhe opozitën.

“Unë e kuptoj opozitën duke i pri protestës, sepse këta moti kanë kumari me Devollë, edhe meqenëse nuk po kanë kauzë, mezi presin mu kap te dikush për bishti mos po iu dhez.”