Enver Hoxhaj: Jam pa konkurrencë në zgjedhje

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj në një konferencë për media ka paraqitur planet e kësaj partie për zgjedhjet e ardhshme, teksa tha se është i pa kokurrencë.

“Të gjithë e dini që jam pa konkurrencë, dhe vetëm telefonatat që i kam pranuar nga miqtë tonë, tregojnë që PDK e ka besimin nga aleatët për të udhëhequr me Kosovën. Ju do ta shihni çfarë dinamike ka në javën e parë kur të udhëhiqi me Qeverinë e Kosovës”, ka thënë ai.

Enver Hoxhaj ka konfirmuar se në listën e kësaj partie për deputet do te ketë edhe emra ta shqiptarëve nga Lugina e Preshevës.

“PDK-ja do të përfshijë në listën e saj për deputetë dy përfaqësues nga Lugina e Preshevës që e përfaqësojnë secilën komunë të Luginës, ashtu që zëri i shqiptarëve të Luginës së Preshevës të dëgjohet në Kuvendin e Kosovës.”, ka thënë ai.

Hoxhaj ndër të tjera tha do ta iniciojë Ligjin për mbështetjen e shqiptarëve në Luginë.

“PDK-ja do ta iniciojë Ligjin për mbështetjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës që do të garantonte zotimet ligjore të Qeverisë së Kosovës për shqiptarët e Luginës duke krijuar strukturat e nevojshme, duke siguruar mbështetje financiare dhe mbështetje për zhvillimin arsimor, kulturor dhe shoqëror”, tha ndër të tjera ai.

Ai ka folur edhe për mundësinë që Gent Cakaj ti bashkohet PDK’së.

“Unë nuk arrit që të flas me z.Cakaj. E çmoj shumë punën e tij. Nuk kemi pasur komunikim me të kohëve të fundit”, ka thënë më tutje Hoxhaj.

Ai poashtu konfirmoi se sot do ti prezantojnë 3 aderime që siç tha Hoxhaj do të jenë befasi e madhe për qytetarët.

“ Sot i kemi 3 aderime që për ju do të jenë befasi e madhe”, ka thënë ai./Gazeta Express/