Eqrem Kryeziu, ironizon keq me Lutfi Hazirin: Thërret tyxhari nga Gjilani, “Defatorja do bakshish”

Njëri nga ish nënkryetarët e Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Eqrem Kryeziu ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në LDK.

Ai në një postim në Facebook ka ironizuar me nënkryetarin aktual të LDK-së, Lutfi Haziri. Madje, Kryeziu e ka quajtur edhe tyxhar Hazirin, ndonëse nuk ia ka përmend emrin.

Reagimi i plotë:

Epigram tetërrokshash me dominancë trokaike

Shtrirë barkas te divani,

Pranë tepsisë përplot mish,

Thërret tyxhari nga Gjilani:

“Defatorja do bakshish!”