Era i fluturon dyshekët në mënyrë spektakolare (Video)

Banorët e Stapleton në Kolorado po kalonin një ditë të zymtë, kjo e ndikuar nga moti i vranët dhe me erë kur papritur një turmë e madhe dyshekësh fluturuan para syve të tyre. Ky pa frikë mund të cilësohet “migrimi spektakolar i dyshekëve për vitin 2019”.

Dëshmitarët okularë nuk nguruan të postojnë foto dhe video.

Duket se kompania nuk ishte përgatitur për motin e keq ose harroi të siguronte dyshekët e ajrit të cilët brenda pak minutash fluturuan në ajër. Siç duket njëri prej punëtorëve nxiton ti kapë, por disa prej tyre sigurisht morën arratinë.