Erdogan i ofron mbështetje Putinit pas sulmit të Wagnerit

President i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Erdogani i ofroi mbështetje Putinit, mbi gjendjen e fundit të krijuar në Rusi, thuhet në njoftimin e presidencës ruse, transmeton Klankosova.tv.

“Putini e informoi presidentin Erdogan në telefon për situatën në vend në lidhje me tentativën për rebelim të armatosur. Presidenti i Turqisë shprehu mbështetjen e tij të plotë për hapat e udhëheqjes ruse”, thuhet në njoftim.