Deri tani katër zëvendësministra të emëruar në Qeverinë Kurti II, këta janë emrat e tyre

Qeveria e udhëhequr nga Kurti është në ditët e para të saja. Por kryeministri Albin Kurti në javën e parë të marrjes së detyrës i ka emëruar katër zëvendësministra.

Kurti i ka uruar për pozitën e re dhe u ka dëshiruar suksese në plotësimin e synimeve dhe përgjegjësive të tyre.

Zëvendësministrat e emëruar janë: Hysen Durmishi, zëvendësministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Enver Dugolli, zëvendësministër i Mbrojtjes, Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë dhe Ilir Aliu, zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve.