Erdogan i rikonfirmon Ukrainës se aneksimi i Krimesë ishte i paligjshëm nga Rusia

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, pas takimit në Kiev me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky, ka riafirmuar se Turqia nuk e njeh aneksimin e jashtëligjshëm të Krimesë.

Në konferencën e përbashkët për media, presidenti Erdogan foli edhe për zhvillimet e fundit në Siri.

Duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me Idlibin dhe sulmin e regjimit sirian ndaj trupave turke, presidenti Erdogan tha se “zhvillimet në Idlib tashmë kanë ardhur në një gjendje të vështirë”.

“Kemi duruar shumë”, shtoi presidenti turk.

Erdogan tha se Turqia “po i bën të paguajnë” autorët për sulmin ndaj ushtarëve turq në Idlib.

Ai tha se si pasojë e sulmit të regjimit sirian, tetë persona kanë humbur jetën, prej të cilëve tre civilë dhe pesë ushtarë.

“Uroj që çdokush të dijë përgjegjësitë në kuadër të marrëveshjeve të Astanës dhe Soçit dhe të vazhdojmë punimet tona në këtë drejtim”, tha Erdogan.