Erdogan-Putin deklarohen rreth tensioneve SHBA-Iran

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin në deklaratën e përbashkët deklaruan se janë shumë të shqetësuar nga rritja e tensioneve SHBA-Iran dhe për pasojat negative të tyre në Irak, trasnmeton AA.

Erdoğan dhe Putin gjithashtu përsëritën angazhimin e tyre të fuqishëm ndaj sovranitetit, pavarësisë, integritetit territorial dhe unitetit kombëtar të Libisë.

Ndërsa reth situatës në Idlib të Sirisë, dy homologët u pajtuan se është e nevojshme që qetësia në këtë vend të arrihet përmes zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve për Idlibin.