OVL UÇK ia feston ditëlindjen Nasim Haradinajt (Foto, Video)

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku në një konferencë për media ka uruar ditëlindjen e Nasim Haradinajt, nënkryetarit të kësaj organizate i cili gjendet në paraburgim në Hagë, shkruan Fokusi.info.

Me këtë rast ai ka përshëndetur edhe të gjithë ish krerët e luftës dhe ish pjesëtarët e UÇK-së që gjenden në paraburgim në Hagë.

“Më lejoni të uroj Nasim Haradinajn për ditëlindjen e 58-të duke i dëshiruar shëndet atij por duke i dëshiruar shëndet edhe familjes së tij. Me këtë rast i përshëndesim të gjithë bashkëluftëtarët tanë, Hashim Thacin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Hysni Gucatin, Sali Mustafën, Pjetër Shalën. Me këtë rast ne kemi dashur që t’ia shënojmë ditëlindjen Nasimit, por edhe të bëjmë një deklaratë publike”, ka thënë Klinaku.