Haradinaj: Qeveria po e rrëzon veten, e pritshme pasi ishte mashtruese

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se rënia e qeverisë ishte e pritshme, dhe këtë e kishte parashikuar ai.

‘’Që prej kur filluan të bisedonin për krijimin e koalicionit, bisedimet ishin karakterizuar nga bisedime jonormale. Kur filloi qeveria e kam thënë se është qeveri e mashtrimit, jo që doja unë, por ishte e pritshme që do të bie. E gjitha una si shkoi deri tek provokimi i mocionit nuk ishte normale’’, tha Haradinaj në t7.

‘’Qeveria po e rrëzon veten. Jo që po e rrëzon dikush tjetër’’.

Tutje Haradinaj ka thënë se nuk beson që shkarkimi i Agim Veliut ishte arsyeja kryesore në rënien e qeverisë.

“Agimin e njoh prej kohës kur ishte ministër në qeverinë time. Kemi mbajtur marrëdhëniet dhe një komunikim të kujdesshëm. E kemi përkrahur kandidatin e LDK’së për Podujevë. Nuk besoj qëë ishte ai arsyeja e rënies së qeverisë’’, thotë ai.