Erërat e forta i heqin kulmin shkollës në Zhilivodë të Vushtrrisë (Video)

Reshjet e shiut dhe erërat e forta sot, vështirësuan qarkullimin e automjeteve dhe dëmtuan disa lagje raporton Fokusi.info.

Nga moti i keq e pësoi edhe objekti i shkollës fillore “Dëshmorët” në fshatin Zhilivodë të komunës së Vushtrrisë.

Siç shihet në video, kulmi i kësaj shkolle ka përfunduar në tokë për shkak të erërave të forta./Fokusi.info/