Erërat e fuqishme lënë pasoja në Istog (FOTO)

Si rëndom erërat e fuqishme edhe mbrëmë kanë lënë pasoja në Komunën e Istogut.

Nga raportimet dhe njoftimet shihet se erërat kanë rrëzuar edhe pullaze gjatë natës së mbrëmshme.

Është televizioni lokal “RTV Fontana” që ka shpërndarë disa fotografi që shfaqin gjendjen pas natës së mbrëmshme diku në një pjesë të komunës.