Sveçla jep detaje nga aksioni antidrogë në Mitrovicë e Fushë Kosovë

Pas shkatërrimit të një laboratori për kultivim të narkotikëve dje në veri të Mitrovicës, sërish sot është shkatërruar një rrjet i kontrabanduesve të drogës që kanë bashkëvepruar mes Kosovës dhe Shqipërisë, konkretisht në Mitrovicë dhe Fushë Kosovë.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se gjatë këtij aksioni janë konfiskuar mbi 56 kilogramë narkotikë të llojit marihuanë dhe janë arrestuar pesë pjesëtarë të këtij grupi.

“Përgëzoj Policinë e Kosovës dhe njësitet e saj relevante për përkushtimin e madh në zbatimin e misionit të tyre, luftimin e të gjitha veprimtarive ilegale në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe atë trans kufitar”, ka shkruar Sveçla në Facebook.