Escobar në vend të Palmerit si i dërguar i Amerikës për Ballkanin Perëndimor

Gabriel Escobar nga 7 shtatori do të jetë i dërguar i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, njofton Klankosova.tv.

Escobar që momentalisht është zëvendësambasador amerikan për Serbi, në postin e ri për Ballkanin do ta zëvendësojë Mathew Palmer.

Një zyrtar amerikan në kushte anonimiteti i tha Klan Kosovës se në portfolion e Escobarit do të jetë një pjesë speciale për dialogun Kosovë-Serbi që i tejkalon detyrat e deritanishme që i ka ushtruar Palmer.