Gjendet i vdekur një 50 vjeçar në Vushtrri

Një person, i moshës 50 vjeçare është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

Sipas tij, njësitë kompetente të policisë menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes e poashtu edhe emergjenca.

“Sipas informatës së pranuar nga policia, në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë është një trup i gjakosur i një personi mashkull, i moshës rreth 50 vjeçare. Njësitë kompetente të Policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes e po ashtu edhe emergjenca ka dalë në vendngjarje dhe ka konstatuar se trupi është pa shenja jete”, ka thënë Prekazi.

Ai po ashtu tregoi se prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas hetimeve fillestare dyshohet për vdekje të dyshimtë.

“Mirëpo do të merren të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Për informata tjera ju njoftojmë me kohë”, ka thënë ndër të tjera Prekazi.