Është gjetur në Prishtinë personi i humbur nga Gjilani

Personi me inicialet R.D(1985) nga Gjilani, ishte zhdukur që nga dita e enjte.

Familja kishte kërkuar ndihmën e Policisë dhe i kishte treguar se personi i zhdukur kishte të meta mendore dhe se ai nuk ka aftësi komunikimi.

Indeksonline mëson se pas një pune intensive, personi i zhdukur është gjetur në qytetin e Prishtinës sot në ora 08:30.

Policia e Prishtinës e ka sjell në Gjilan personin e humbur. Ai i është dorëzuar vëllait të tij.

Viktima i është dorëzuar vëllait të tij rreth orës 12:00.