Ushtrisë së Kosovës po i shtohen snajperistët, sot u çertifikuan edhe disa profesionistë

Për pesë javë me radhë, kursantët u trajnuan në përdorimin e snajperëve në terrene të ndryshme.

Kjo me qëllim të ngritjes së njohurive të pjesëtarëve të FSK-së në qitje me snajper si dhe aftësimin e tyre për vëzhgim dhe mbledhje të informacioneve rreth armikut në zonat me rrezikshmëri të lartë.

FSK ka njoftuar se në ceremoninë e certifikimit e cila u realizua sot në Kazermën “Skëndërbeu” në Ferizaj morën pjesë: komandanti i KDS-së, Gjeneral Brigade Irfete Spahiu, Shefi i Shtabit të KDS-së, Nënkolonel Arsim Shaqiri si dhe përfaqësues të rexhimenteve të këmbësorirsë dhe Poplicisë Ushtarake.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është e përkushtuar të trajnoj dhe përgatisë pjesëtarët e saj në të gjitha fushat, me qëllim të ngritjes së profesionalizmit të Forcës së Sigurisë së Kosovë”, thuhet në njoftim.