Është ndarë nga jeta veterani i UÇK-së, Gani Zenelaj

Është ndarë nga jeta veterani i UÇK-së, Gani Ahmet Zenelaj.

Lajmin e ka bërë me dije Hisen Berisha nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook”. Berisha ka treguar se varrimi i Zenelajt do të bëhet sot në orën 14:00 në varrezat e fshatit Jabllanicë të Dushkajës

“U nda nga jeta daja Gani Ahmet Zenelaj, veteran i UÇK-së dhe FAK-ut. Varrimi, në varrezat e Fshatit Jabllanicë të Dushkajës – 14h. Daja Gani, u rrit në edukatën e plakut trim e i urtë, Ahmet Xhemë Zeneli, në frymën e atdhedashurisë dhe sakrificës për vlerat e lirisë. Detyrë që daja Gani e kreu me devotshmëri në luftë për çlirim dhe në paqe për ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse për shtetin e Kosovës. Pushofsh në paqe dajë! Ngushëllime familjes së gjerë Zenelaj dhe të gjithë dajallarëve në Jabllanicë!”, ka shkruar Berisha.