Eskalon keq debati mes Milaim Zekës e Tomë Gashit, shahen live në emision

Avokati Tomë Gashi dhe gazetari Milaim Zeka kanë lëshuar fyerje e ofendime karrshi njëri-tjetrit drejtpërsëdrejti në emision.

Fjalën e ka marrë Milaim Zeka i cili e quan Tomë Gashin gjykatës të Millosheviqit.

“Unë nuk do të hyjë në fyerje banale me njeriun e kategorisë së Tomë Gashit, i cili deri në vitin 1993 ka qenë gjykatës i Millosheviqit. Ky ka qenë gjithë jetën e vet argat i Serbisë”, është shprehur Zeka.

Ai vazhdon duke e përmendur një dokument që Gashi i ka publikuar.

“Sa i përket dokumentit që ky e ka publiku, qëllimisht e ka dezinformu opinionin”, thotë Zeka.

Ndërkohë Gashi i thotë se nuk ka pasë opinion për këtë çështje dhe Zeka fillon me sharje.

“Kur të foli unë Tomë mos ha m** me folë”, thotë Zeka.

E menjëherë pas kësaj shpërthen Gashi me sharje e ofendime dhe e lëshon studion.

“O ma hongsh ti mu… shko në tre p**** të nanës, edhe ju me Milaim znaqkën s’keni mundësi me më thirrë”, ka thënë Gashi.

“Me kondoma mos më thirrni me folë”, shtoi Gashi.

“Me kondoma mos më thirrni me folë”, shtoi Gashi.