Eskalon situata në protestën tek tuneli i Kalimashit (Foto)

Afër tunelit të Kalimashit ka filluar protesta kundër vendosjes së taksës në “Rrugën e Kombit”.

Situata është tensionuar menjëherë dhe protestuesit janë përplasur me forcat e policisë.

Protestuesit kanë goditur me gurë punonjësit e policisë, dhe kanë thyer e djegur sportelet ku bëhet pagesa./oranews