EULEX-it i ka skaduar mandati por sot ndaloi një qytetar të Kosovës dhe e dërgoi në Hagë

Misionit të EULEX-it i ka skaduar mandati në këtë muaj. Që nga 14 qershori i këtij muaji, i gjithë stafi i EULEX-it është duke qëndruar kundërligjshëm në Kosovë. Insajderi ka raportuar sot se Presidenti Hashim Thaçi se ua ka konfirmuar që nuk do të ketë vazhdim të mandatit të tyre dhe nuk do të ketë më as letërkëmbim mes atij dhe Bashkimit Evropian për misionin e EULEX-it në Kosovë.

Të frikësuar dhe në pamundësi për ta siguruar letërkëmbimin, nga burime brenda institucioneve të inteligjencës mësohet se ka dyshime se misioni i EULEX-it po përdorin mjete joligjore përmes ish-stafit të tyre, që tashmë janë pjesë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe Dhomave të Specializuara, që në mënyrë indirekte ta shantazhojnë presidentin Thaçi me aktakuzë të Gjykatës Speciale.

Pa letërkëmbim, misioni i EULEX-it në Kosovë është i kundërligjshëm dhe ata nuk mund të vazhdojnë të qëndrojnë në vendin tonë pa vullnetin e institucioneve të Kosovës.

Zyra e Presidentit e ka konfirmuar për Insajderin se nuk ka pasur letërkëmbim mes presidentit Thaçi dhe BE-së për vazhdimin e mandatit të EULEX-it në.

Por, përkundër kësaj, ky mision sot ka ndaluar një qytetar të Kosovës dhe e ka dërguar në Hagë.

Adem Zogjani, është ftuar nga EULX-i sot në orën 7:30 të mëngjesit. Djali i tij, Liridon Zogjani, përmes një shkrimi në FB ka treguar se babai i tij është dërguar në Hagë pa dijeninë e familjes.

“Sot ne ora 07:30 te mëngjesit , Babi është ftuar nga misioni Eulex dhe nga aty është dërguar për ne Hage , pa e ditur dhe pa e kuptuar as ai dhe as familja”, ka shkruar Liridon Zogjani.