EULEX u konfirmon familjarëve se Mustafa niset për në Hagë

Pak pas arrestimit të Salih Mustafës, shef i inteligjencës së FSK-së, Eulexi u ka konfirmuar familjarëve se Mustafa është nisur drejt Hagës.

Gazeta Insajderi ka raportuar se Mustafa është arrestuar rreth orës 09:30, në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Mustafa ka qenë njëri prej eprorëve në zonën Operative të Llapit, dhe ka drejtuar njësinë e quajtur BIA.