Europa po venitet: Shqipëria e Serbia do të pësojnë rënie demografike mbi 50 % deri në fund të shekullit

Me shekuj, shtetet që sot përbëjnë Bashkimin Europian ishin pjesë e njërit prej rajoneve më të pasura e më me ndikim në botë. Megjithatë, Europa po e humb vendin e saj në qendër të botës.

Vetëm një vend europian parashikohet të përmirësoj gjendjen ekonomike në listën e ekonomive më të mëdha në botë- Mbretëria e Bashkuar do të ngjitet në vendin e gjashtë prej të shtatit të shteteve me ekonomi të fuqishme, por kjo nuk do të jetë pjesë e BE’së edhe gjatë shkruan Politico.

Kjo gjendje për europianët po ndryshon siç shkruan portali Politico, pasi vendet afrikane dhe aziatike po ju rritet fuqia ekonomike botërore, falë rritjes së rrufeshme të popullatës, në dallim me të dhënat demografike në rënie të kontinentit të vjetër.

Momentalisht, 28 shtetet anëtare të BE’së e përbënin më shumë së Bruto Prodhimit Vendor (BPV) në 1960’n, por deri në vitin 2100 pritet të jetë vetëm një e pesta shkruhet në hulumtimin e Purdue Center në Universitetin e Denver.

Megjithatë, vetëm për një vend nga BE’ja parashikohet që të përmirësoj vendin e vet në listën e fuqive ekonomike deri në fund të shekullit- Mbretëria e Bashkuar do të ngjitet në vendin e gjashtë nga i shtati të vendeve me ekonominë më të madhe, por Britania e Madhe nuk do të jetë edhe gjatë anëtare e BE’së.

Në shtetet afrikane trendi po shkon në të kundërtën. Nga dhjetë vendet që pritet të arrijnë rritje relative të BPV’së, nëntë janë në Afrikë, e pritet që Ruanda nga vendi 140’të në listë të ngjitet në të 54’n pozitë në vitin 2100.

Qendra globale me shpejtësi pritet të bartet drejt lindjes, e pritet që Kina së shpejti të marrë postin e ekonomisë udhëheqëse botërore nga SHBA’ja deri në fund të 2030’s, e për Indinë parashikohet që të mbahet në krye deri në fund të shekullit.

Në Europë vetëm tre shtete konsiderohet se do të kenë rritje të popullatës në periudhën mes viteve 2020 dhe 2100- Luksemburgu, Suedia dhe Danimarka, derisa për Bullgarinë, Kroacinë dhe Lituaninë pritet që në këtë periudhë të humbin gjysmën e popullatës.

Deri në vitin 2100 numri i banorëve do të shtohet për 41 për qind, por Europa do të jetë i vetmi kontinent për të cilin konsiderohet se do të pësoj ulje të banorëve, derisa Afrika do të trefishoj numrin e banorëve.

Politico bën me dije se mes 10 vendeve që besohet se do deri në fund të shekullit do të pësojnë ulje të popullatës gjendet edhe Shqipëria me rënie demografike prej 62 për qind, Serbia me 52 për qind, Puerto Rico me 57 për qind.