Eurovision numëroi pikët gabim, Shqipëria zuri këtë vend dhe la pas Serbinë

Këngëtarja Jonida Maliqi ishte përzgjedhur për ta përfaqësuar Shqipërinë dhe me performancën e saj emocionoi të gjithë shqiptarët.

Jonida Maliqi, e cila këtë vit përfaqësoi Shqipërinë në festivalin e këngës “Eurovision”, ka kryer paraqitjen e saj në skenën e Tel Avivit.

Holanda u shpall fituese, ndërsa Shqipëria u rendit në vendin e 18-të sipas listës së parë e cila u publikua. Por, pikët e ‘Eurovision 2019’ janë numëruar gabimisht.

Tani thuhet se në ‘Eurovision’ janë numëruar gabim pikët dhe në tabelën e publikuar pas rinumrimit të tyre, Shqipëria është renditur e 17-ta duke lënë pas Serbinë në vendin e 18-të.