Rrahje në “shisha bar” në Prishtinë, Policia arreston disa meshkuj dhe femra

Para pak minutash ka ndodhur një rrahje në një “shisha bar” në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Indeksonline nga burimet e veta mëson se rrahja ndodhi mes disa të rinjve por motivet mbeten ende të panjohura.

Pas kësaj në vendngjarje ka arritur Policia e Kosovës të cilët kanë arrestuar disa të rinj.

Në pamjet që ka siguruar Indeksonline shihet teksa Policia arreston disa meshkuj dhe femra.