Evander Holyfield mposhtet me nokaut në rundin e parë nga ish-ylli i UFC-së

0
177

Evander Holyfield e ka pësuar një humbje të shpejtë nga ish-ylli i UFC-së, Vitor Belfort, në rundin e parë të meçit të tyre në Florida të shtunën në mbrëmje.

Holyfield, 58-vjeçar dhe pesë herë kampion i botës, u pajtua të ishte zëvendësues i Oscar De La Hoya, i cili ishte tërhequr nga lufta për shkak se ishte infektuar me Covid-19, raporton Gazeta Express.

Por rikthimi i Holyfield në ring pas shumë vitesh zgjati vetëm tre minuta, pasi Belfort e rrëzoi në dysheme atë para se gjyqtari ta ndërpriste luftën.

Holyfield ishte i ngadalshëm dhe pa ritëm që prej fillimit të luftës dhe pësoi nokdaun herët pasi e mori një goditje të fuqishme nga një grusht i fortë i Belfortit.

Pasi u çua në këmbë, 58-vjeçari i mori edhe disa goditje të shpejta nga Belforti, si pasojë e të cilave përfundoi në dysheme për herë të dytë.

Holyfield ia doli të ngrihej në këmbë në kohë por një sulm i vrullshëm i Belfortit e detyroi gjyqtarin ta ndërpresë meçin dhe ish-ylli i arteve të përziera marciale fitoi me nokaut teknik qysh në rundin e parë.