Facebook, Instagram e WhatsApp sërish me probleme

Rrjetet sociale në pronë të Mark Zuckerberg sërish po kanë probleme.

Për gati një orë, përdorues nga një pjesë e madhe e botës të rrjeteve sociale Facebook, Instagram e WhatsApp po kanë probleme të përdorin këto rrjete si duhet.

Problemi duket të jetë kryesisht me fotografitë dhe videot, të cilët nuk po shfaqen fare.

Derisa në Whatsapp nuk po dërgohen mesazhe dhe dokumentet, Instagrami dhe Facebook-u nuk po shfaqin fare imazhet ndërsa Instagrami as nuk po lejon të postohen fotografitë.

Këto probleme me këto rrjete sociale po ndodhin mjaft shpesh, sidomos gjatë muajve të fundit dhe kompanitë kanë thënë se po kanë shpesh probleme me serverë./Gazeta Express/