Facebook ndryshon komplet dizajnin

Facebook ka ndryshuar komplet dizajnin në sistemet Android dhe iOS, së shpejti edhe në desktop.

Ndërsa, aplikacioni i ridizajnuar ka filluar të dërgohet në Android dhe iOS. Sajti desktop do të ndryshojë në “muajt” e ardhshëm.

Facebook mbajti konferencën e zhvilluesve F8 në datat 30 Prill – 1 Maj. Dita e parë ishte e mbushur me lajme rreth Facebook, Messenger, Instagram, WhatsApp dhe Oculus.

Në fund lajm i madh ishte ridizajnimi që do të aplikohet tek rrjeti social për 2019-ën. Gjigandi i rrjetit social ka ridizajnuar jo vetëm uebsajtin por edhe aplikacionin.

Visualisht ngjyra blu është eliminuar thuajse plotësisht dhe dizajni ka një paletë të bardhë të thjeshtë dhe më të pastër. Ky ndryshim e bën rrjetin social më të afërt me Instagram në pamje.