Fadil Nura jep dorëheqje nga posti i deputetit

Kryetari i ardhshëm i Skenderajt, Fadil Nura, ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit në Kuvendin e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook.

“Ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit në Parlamentin e Republikës, ku me përgjegjësi jam angazhuar për të mbrojtur përveç tjerash edhe interesat e komunës sonë”, ka shkruar Nura.

“Nderin e njëjtë do ta kem edhe tani t’ju shërbej, vetëm se me përgjegjësinë e kryetarit të Komunës, për çka mëzi pres të nisim angazhimet për punë të mëdha që na presin”, shkruan ai.

Vendimi i Nurës vjen pas fitimit të garës në Komunën e Skenderajt për zgjedhjet komunale të 17 tetorit.

Ai siguroi 57.99 për qind të votave përballë kundërkandiatit të tij, Bekim Jasharit, i cili mori 40.64 për qind sosh.