Fajon: Kosova dhe Serbia t’i nisin negociatat për propozimin franko-gjerman

Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i fillojnë negociatat për planin franko-gjerman në kuadër të dialogut.

Ajo, në një konferencë për media pas përfundimit të takimit me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka përmendur edhe situatën në veri që ishte javë më parë.

“Të gjithë jemi të shqetësuar për rreziqet e sigurisë në Ballkan, duam një Ballkan të fortë dhe Kosovë të fortë. Tensionet në veri, kam thënë që Kosova duhet të të përpiqet për normalizimin e marrëdhënieve nuk duhet të bëhet eskalimi i gjendjes atje”.

“Të fillojnë negociatat, që të flasin në lidhje me propozimin e sponzorizuar nga BE-ja në lidhje me normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”,ka thënë Fajon.