Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore bojkoton mësimin

0
673
Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN), ka marrë vendim për bojkotim të procesit mësimor.
Tahir Arbneshi, dekan i FSHMN-së, tha për televizionin publik se ky është vendim i Këshillit të FSHMN-së, për të bojkotuar mësimin.
“Vendimi është marrë që semestri i dytë të mos fillojë pa u parë fillimi i punës për objektin e FSHMN-së”, tha ai.
Sipas tij mësimi tani vazhdohet në objektin e Fakultetin e Filologjisë dhe nuk ka kushte për punë. Ai bëri të ditur se çdo vit kanë kërkuar që të kenë hapësira pune për këtë fakultet.