Falsifikuan rreth 5000 euro, Policia i arreston dy persona

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë falsifikuar para në vlerë prej 5100 euro.

Policia njofton se të arrestuarit, shtetas të Maqedonisë, janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Maqedonisë, pasi që gjatë kontrollimit të tyre i janë gjetur dhe konfiskuara 5100 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/