Frashër Krasniqi akuzon rëndë Kurtin dhe LVV-në: Jeni ushujzat e gjakut të Astrit Deharit

Zyrtari i PSD-së, ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka akuzuar rëndë Albin Kurtin dhe LVV-në për rastin e Astrit Deharit.

Në videon e publikuar në Facebook, Krasniqi thotë se Kurti dhe LVV-ja e kanë keqpërdorur me të madhe rastin e Deharit, shkruan Fokusi.info.

“Një prej keqpërdorimeve më të mëdha të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, është rasti i vdekjes së Astrit Deharit. Ata janë ushujzat e gjakut të Astritit!”, ka thënë Krasniqi.