Familja e denoncoi të zhdukur dy ditë më parë, vlonjati gjendet i vetëvarur në degën e pemës

VLORE- Arjan Byberi nga Vlora është gjetur i vetëvarur në kodrat e Xhyherinës, dy ditë pasi ishte larguar nga banesa. Ai ishte larguar nga shtëpia e tij në lagjen “Pavarësia” para dy ditësh, për t’u gjetur sot pa shenjë jete i varur në një degë ulliri.

Pasditen e sotme policia është njoftuar nga një bari i zonës për ngjarjen e rëndë. Pas këqyrjes së trupit të viktimës nga familjarët , ka rezultuar se ishte pikërisht Arjan Byberi.

Bybyeri ishte diagnotifikuar më herët me probleme mendore.

Shqiptarja.com