Familjarët e viktimave tregojnë pse nuk i lanë zyrtarët e Mitrovicës të vënë lule në pllakën e të vrarëve

Në Mitrovicë është shënuar përvjetori i masakrës në Lagjen e Kovaçve, ku rreth 30 civilë shqiptarë u vranë nga ushtria serbe para shtëpive të tyre.

Në 20-vjetorin e masakrës, familjarët e viktimave nuk kanë lejuar zyrtarët komunalë të vendosin kurora lulesh pranë pllakës përkujtimore, raporton KTV.

Familjarët kanë thënë se janë të indinjuar dhe të zhgënjyer se si po përkujtohen më të dashurit e tyre në 20-vjetorin e vdekjes.

Për më tepër, sipas tyre Komuna e Mitrovicës nuk realizoi premtimin që të ndërtohet një obilesk në shenjë përkujtimi për ta.

Megjithatë, lule te pllaka përkujtimore arriti të vendos Bajram Qerkini, kryetar i Shoqatës së të Zhdukurve.