Faqja zyrtare e motit tregon se çfarë ndodhi para 35 vjetëve në Kosovë

35 vjet më parë, trashësia e borës në Kosovë kishte arritur në 100 cm, derisa për pesë ditë rresht ishin regjistruar temperatura të ulëta nën -20C.

Prishtina Weather ka publikuar disa raportime dhe fotografi të publikuara në gazetën Rilindja gjatë atij muaji, ku sipas raportimit të gazetës më 14 janar 1985, Prishtina cilësohej si vendi më i ftohtë në Europë.

Sipas matjeve, trashësia e borës kishte arritur deri në rreth 100 cm.

“Pikërisht para 35 vjeteve, në pjesën e parë të muajit janar, mbi vendin tonë, rajon dhe disa pjesë të Europës një stuhi polare solli acar dhe reshje të mëdha të borës. Më 13 janar 1985 u regjistruan edhe disa nga temperaturat më të ulëta në vend”, thuhet në postim. /Gazeta Express