Farat e kungullit ulin kolesterolin dhe mbajnë zemrën të shëndetshme

Farat e kungullit kanë një shijë të shkëlqyer sa që kanë gjetur një vend të pazëvëndësueshëm në shumë receta. Ato janë ideale, jo vetëm sepse përmbajnë yndyrna dhe fibra, por edhe mbajnë zemrën të shëndetshme dhe ulin enjtjet. Farat e kungullit janë një metodë fantastike për përfitimin e vitaminës E e cila konsiderohet të jetë një antioksidant i fortë.

Farat e kungullit përmbajnë fitosterolë dhe arrijnë të përmirësojnë nivelet e kolesterolit të mirë. Studimet mbi këtë subjekt kanë provuar se fitosterolët arrijnë të ulin kolesterolin e keq me 13% dhe kolesterolin në përgjithësi me 10%.

Një studim i vitit 2011 sugjeroi që konsumi ditor i ushqimeve të pasura me fitosterolë përbën një metodë natyrale për uljen e niveleve të kolesterolit dhe rreziqeve të sëmundjeve kardiovaskulare.