Fati elimionon Interin dhe thyen një rekord, bëhet lojtari më i ri që ka shënuar në Ligën e Kampionëve (video)

Ansu Fati shënoi golin e fitores për Barcelonën në Ligën e Kampionëve duke e eliminuar Interin nga gara.

Fati kështu u bë lojtari më i ri ndonjëherë që ka shënuar në Ligën e Kampionëve.

Fati e theu rekordin që deri më sot mbahej nga Peter Ofori-Quaye, i cili kishte shënuar për Olympiacosin si 17 vjeç e 194 ditë në vitin 1997.

Ylli i Barcës realizoi në moshën 17 vjeç e 40 ditë duke u bërë lojtari më i ri që shënon në kompeticionin më të rëndësishëm evropian të futbollit.

https://streamable.com/s8920