Posta e Kosovës mohon lajmin se një punëtor i saj ka vdekur

Posta e Kosovës, ka reaguar lidhur me lajmin se një punëtor i kësaj ndërmarrje ka vdekur.

“Sqarojmë mediat dhe publikun e gjerë, se në ndërmarrjen publike, Posta e Kosovës Sh.A., nuk ka pasur rast të vdekjes së punonjësit, siç është raportuar sot në media”, thuhet në sqarim.

Ndryshe gjatë ditës së martë është raportuar për vdekjen e një punëtori të postës.

Ndërsa, në raportin 24 orësh Policia e Kosovës, ka njoftuar për vdekje të një personi të dyshimtë, pa dhënë detaje se ku ka ndodhur.