Fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së protestojnë kundër deklaratave të Kurtit për Ivanoviqin

Fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës protestuan në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pas deklaratave që kishte bërë ditë më parë kryeministri Albin Kurti, lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Duke bërë thirrje që të mos provokohen, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

“Kryeministër mos na shkel në gjak. Stop, devijimit të historisë!” shkruhej në pankartën kryesore që po i prinë kësaj proteste.

Protesta është duke u mbikëqyrur nga forcat e policisë.