Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

Një person është gjetur pa shenja jete pranë lumit në fshatin Lutogllavë të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 14:20, Policia është informuar se ne fshatin Lutogllavë-Pejë, një person është i shtrirë pranë lumit, Njësitet relevante menjëherë kanë dalë ne vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi mjekësorë i cili ka konstatuar se personi i shtrirë është pa shenja jete”, tha Rugova.

Ai tha më tej se me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i viktimës është dërguar ne Institutin e Mjekësisë Ligjore, Prishtinë për obduksion.

Sipas tij rasti cilësohet Hetim i Vdekjes.