Ferizaj: Arrestohet i dyshuari për grabitje me armë

Hetuesit policor të sektorit rajonal të hetimeve- Ferizaj ,kanë arritur që të identifikojnë personin E.K. si i dyshuar për një rast grabitje me armë.

“I dyshuari, E.K. (m/sh/k 19 vjeç) më datën 18.01.2019, rreth orës 02:20 minuta,në pompën e benzinës, e cila gjendet në rrugën Ferizaj-Kaçanik, konkretisht në fshatin Gërlicë,në bashkëpunim me një person tjetër i cili është i arrestuar më herët dhe gjendet në paraburgim, të maskuar dhe të armatosur me armë ,kanë hy në lokalet e punës dhe nga punëtori nën kërcënimin e armës kanë grabitur 145 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur” thuhet në komunikatë, njofton Klan Kosova.

Në prani të avokatit mbrojtës i dyshuari ka pranuar në tërësi veprën për të cilën dyshohet se e ka kryer.

Lidhur me këtë rast, hetuesit policorë kanë siguruar prova të mjaftueshme materiale të cilat i bashkëngjiten lëndës.

Pas intervistimit , Prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.