Mustafa para takimit me Kurtin: Po shkojmë që ta përfundojmë marrëveshjen

Ka nisur edhe një takim ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

“Ne po shkojmë që ta përfundojmë marrëveshjen dhe jemi të vullnetshëm për këtë se kur do të përfundojë ne nuk e dimë.

Për këtë arsye ne po shkojmë”, ka thënë Mustafa i cili ka qenë i shoqëruar nga nënkryetari i kësaj partie Lutfi Haziri.

Aty është parë të jetë edhe Vjosa Osmani.

Ky takim po mbahet në Kuvendin e Kosovës, teksa nga të dyja taboret kanë thënë se do të jetë i fundit.