Ferizaj, arrestohet pasi e sulmon fizikisht babanë e tij

Policia raporton se ka arrestuar dje një të dyshuar në Ferizaj, pasi kishte sulmuar fizikisht babanë e tij.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.