Krasniqi: Marrëveshja nuk ka validitet nëse nuk ratifikohet në Kuvend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se marrëveshja e fundit e arritur në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ketë një validitet të vërtet kushtetues, obligativ dhe ligjor nëse nuk ratifikohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Teksa ka folur për këtë marrëveshje, ai tha se kryeministri Albin Kurti i ka ndryshuar në vazhdimësi deklaratat lidhur me këtë çështje.

“Është një marrëveshje që thotë, në ditën e publikimit të saj u pa që emrin e dakorduar e ka ‘’Marrëveshja për rrugën e normalizimit’, në draft është quajtur ‘Marrëveshja bazë’, por është teksti pothuajse i njëjtë nga versionet e më hershme, ne dhe sot në Kuvend i kishim të paqartë se çka ka negociuar kryeministri Kurti, cilat janë ndryshimet që kanë ndodhur “.

“Prioritetet për qeverinë e Kosovës, duhet të jenë të gjitha ato fusha që kanë ndikim për jetën e qytetarët e Kosovës, Kryeministri ka thënë dialogu nuk është prioritetet në 7 apo 8 prioritetet e tij të para, pastaj ka thënë se herë i treti, herë i katërti, realisht në angazhimet e tij ka qenë i pari, por sot edhe tha se nuk është as në top treshen. Është vështirë të gjesh konsistencë tek kryeministri qoftë në deklarata apo edhe në qëndrime të cilat i ka ndryshuar dhe po i ndryshon në vazhdimësi, por ne s’mund ta shmangim një temë e cila vërtet me datën 27 i ka mbajtur pezull gjithë qytetarët e Kosovës në pritjet të asaj se çka do të ndodh”, tha ai për RTK Prime.