Feronikeli eliminohet nga Liga e Kampionëve

Feronikeli është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pasi është mposhtur 0 – 1 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga ekipi uellsian The New Saints.

Kampionët e Superligës së Kosovës, e nisën ndeshjen me një avantazh të favorshëm, pasi në ndeshjen e parë kishin arritur të barazojnë 2 – 2 në Uells.

Por, ndeshja si vendas dhe mbështetja nga një numër i madh tifozësh në ‘Fadil Vokrri’, nuk kanë ndihmuar KF Feronikelin, për të shkruar historinë, duke kaluar në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Dean Ebbe (67’) dhe përkundër përpjekjeve të Nikelit për të barazuar, rezultati mbeti i pandryshuar.

Feronikeli tani garat do t’i vazhdojë në Ligën e Evropës.