Feronikeli fiton derbin me Prishtinën, fitore shënon edhe Flamurtari

Kanë përfunduar tri ndeshje të vlefshme për xhiron e tretë në Superligën e Kosovës.

Ndeshja që tërhoqi gjithë vëmendjen e kësaj fundjave në futbollin kosovar padyshim se ishte ajo mes Feronikelit dhe Prishtinës, që u luajt në Drenas, shkruan lajmi.net.

Derbi i Superligës i takoi kampionëve në fuqi, të cilët mposhtën Prishtinën me rezultatin minimal 1:0.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Mendurim Hoti, kur po luhej vetëm minuta e 9’ e takimit.

Fitore në këtë xhiro realizoi edhe Flamurtari, po ashtu me rezultat minimal 1:0, kundër skuadrës së Ferizaj.

Llapi dhe Ballkani janë ndarë baras pa gola, duke vënë edhe më shumë dyshime mbi skuadrën e Batatinës.

Me fitoret e regjistruara sot, Feronikeli ngritët në pozitën e dytë me gjashtë pikë, kurse Flamurtari numëron katër pikë. Prishtina mbetet në kuotën e një pike.