Aksioni i Policisë së Kosovës në veri, Elshani: Kemi gjetur mjete eksploduese te “Tre Rrokaqiejt”

Policia është duke zhvilluar aksion në disa lokacione në veri të vendit.

Ky aksion lidhet me sulmin e 24 shtatorit në Bansjkë.

Ndërsa, pak minuta më parë Zëvëndësdrejtori i policisë në veri Veton Elshani, ka thënë për Front Online se në lagjen “Tre Rrokaqiejt”, janë gjetur mjete të paeksploduara.

“Aksioni është duke u zhvilluar. Te ‘Tre Rrokaqiejt’, janë gjetur mjete të paeksploduara, ka thënë shkurt ai.

I, pyetur se a ka persona të arrestuar deri më tani, Elshani ka deklaruar se për gjithçka të re do të njoftoheni me kohë.