Feronikeli humb nga Slovan, por ka shpresa për ndeshjen e kthimit në ‘Fadil Vokrri’ (Video)

Feronikeli ka humbur me rezultat të ngushtë në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Evropës.

Kampionët e Kosovës të mërkurën pasdite janë mundur 2 – 1 nga Slovan Bratislava në Sllovaki.

Nono në minutën e 9’, ka shënuar për epërsinë 1 – 0 të vendasve.

Në minutën e 61’, Slovan dyfishoi epërsinë, kur sulmuesi Andraz Sporar shënoi nga penalltia, e cila u shkaktua nga Lapidar Lladrovci.

Skuadra e Feronikelit nuk u dorëzua deri në fund, duke arritur të ngushtojë rezultatin në    2 – 1, përmes Mendurim Hotit në minutën e 67’.

Ky rezultat është i favorshëm për Feronikelin, para ndeshjes së kthimit në ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Golat e ndeshjes:

Goli i Nonos:

https://streamable.com/8rbom

Goli i Sporar:

https://streamable.com/81kqa

Goli i Hotit:

https://streamable.com/oejjm